Blloku dhe pakicat mblodhën 83 nënshkrime

foto03CI7T73Sipas portalit “Kosova Info” Blloku opozitar VLAN dhe partitë parlamentare nga radhët e pakicave, kanë mbledhur hiq më pak se 83 nënshkrime, përmes së cilave do të kërkojnë nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, që atyre t’ju njihet e drejta e kandidimit për kryetar të Kuvendit, në bazë të nenit 127 të Gjykatës Kushtetuese. Në të kundërtën, nëse presidentja ka paqartësi, atëherë ajo t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për qartësim shtesë.

Në anën tjetër, i nominuari për kryeministër nga Blloku VLAN, Ramush Haradinaj, në takimin e sotëm të Bllokut, ka deklaruar se në seancën e 2 tetorit duhet të ketë debat pasi që kjo, sipas tij, do ta binte vendin në një zgjidhje.

“I zgjedhur është ai që merr shumicën, edhe pse PDK-ja, ka të drejtën e propozimit. Me rëndësi është që nuk ka zgjedhje. Nga debati jam i bindur se do të dilet nga zgjidhja. Andaj, plan në Kosovë ka vetëm shumica parlamentare, as nuk ka zarfe”, ka thënë ai.

Edhe Ismet Beqiri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar se kanë një plan konkret se si do të veprojnë nëse nuk u lejohet debati i kërkuar.

“Kemi një plan shumë të detajuar se si do të veprojmë, nëse vazhdon keqpërdorimi i detyrës së Flora Brovinës, si kryesuese e seancës”, ka thënë Beqiri, pas takimit të Bllokut VLAN. /Kosova Info/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: