A janë serbët më pro-amerikanë se shqiptarët e Kosovës?
Nëse bazohemi në pëlqimet (like) që serbët ia kanë bërë faqes zyrtare në Facebook të Ambasadës amerikane në Beograd, atëherë del se ata janë më pro-amerikanë se kosovarët; përkundër rolit të SHBA-së në çlirimin dhe pavarësimin e vendit tonë.
Faqen zyrtare të Ambasadës në Beograd (U.S. Embassy Beograd) e kanë pëlqyer 231,595 persona, derisa faqen e Ambasadës në Prishtinë (U.S. Embassy Pristina, Kosovo) e kanë pëlqyer 119, 183 persona.
Këto dy faqe, njëherësh, janë më të pëlqyerat në Evropë. Pra, nga të gjitha faqet zyrtare në Facebook të ambasadave amerikane në Evropë, më e pëlqyera është ajo e Beogradit dhe pas saj e Prishtinës, transmeton express.
A s’është ky momenti për t’i tejkaluar serbët me LIKE në Facebook?
Ne në Express mendojmë se po. Prandaj iu bëjmë thirrje të hyni në Facebook, të shkoni tek “U.S. Embassy Pristina, Kosovo” dhe t’ia bëni LIKE kësaj faqe.
Me pas, një staf i tërë i Ambasadës do të përkujdeset për t’iu dërguar ju të gjitha njoftimet, fotot e ngjarjeve që zhvillohen në përfaqësinë amerikane në Prishtinë, njoftimet rreth pajisjes me viza apo njoftimet për mundësi shkollimi në SHBA.