AUV: Kurbanat të thernen në vendet adekuate

fotoAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ua përkujton të gjithëve se duhet pasur kujdes gjatë kryerjes se ritit të therjeve, të bagëtisë për kurban, me rastin e festes se kurban bajramit.

“Therni në vendet adekuate sepse në të kundërtën ju shkelni ligjet në fuqi dhe rrezikoni shëndetin e përgjithshëm publik”, thotë AVUK.

Tani me paraqitjen e sëmundjes se kafshëve Gjuha e Kaltër është edhe një arsyeje shtesë qe kurbanet të theren vetëm nen kontroll të veterinarit.

Duke ju njoftuar se kjo sëmundje është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides.

Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhi, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes.

Kjo sëmundje nuk transmetohet nga kafsha të njeriu po ashtu edhe nga kafsha tek kafshët tjera. Vetëm kafshët e prekura qe transmetojnë shenja klinike të sëmundjes nuk bënë të theren.

Therja në hapësira të cilat nuk janë të licencuara nga ana e AUV-së ,dhe pa prezencën e veterinerëve zyrtarë, paraqet rrezik për të gjithë konsumuesit e mishit qe nxirret nga ato kafshe.

Ekziston një numër i madh i faktorëve mikrobiologjik të cilët mund të gjinden në organizmin e bagëtive, dhe nëse nuk eliminohen gjatë kontrollit të therjes, mund të shkaktojnë ç’rregullime të mëdha në shëndetin e njeriut, sidomos fëmijëve dhe personave në moshë të shtyre.

Therja e kafshë ne kushte jo higjienike është e ndaluar me ligjet ne fuqi personat qe vërehen duke bërë këso lloj veprimesh do tu konfiskohet produkti dhe te njëjtit do të dërgohen para drejtësisë. Të gjitha therjet duhet të bëhen ne thertore të autorizuara. Mishi i kafshëve qe theren ne thertore të licencuara është plotësisht i sigurt për konsum sepse kafsha kontrollohet para therjes gjatë therjes dhe pas therjes.

Kafshët të cilat gjinden ne treg pa numër identifikimi (matrikull) konsiderohen si te kontrabanduara, të pa kontrolluara, dhe si të tilla nuk janë të sigurta për therje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: