Beqiri: Nëse nuk na lejohet debati kemi “elemente” të tjera

Pas takimit të partive të koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, Ismet Beqiri nga LDK, ka folur për hapat që do të ndërmarrin në seancën e 2 tetorit, ndërsa ka përjashtuar çdo lloj komunikimi me PDK’në.foto

Edhe kësaj radhe, Beqiri ka thënë se do të kërkojnë debat në seancë, por ai ka theksuar se kanë një plan konkret se si do të veprojnë nëse nuk u lejohet debati i kërkuar.

“Në rast se kryesuesja e seancës vepron si herën e kaluar dhe nuk e lejon debatin atëherë ka elemente të tjera të cilat do t’i shihni gjatë seancës ose menjëherë pas saj. Kemi një plan shumë të detajuar se si do të veprojmë, nëse vazhdon keqpërdorimi i detyrës së Flora Brovinës, si kryesuese e seancës”, ka thënë Beqiri.

Ai ka përjashtuar çdo lloj komunikimi apo bashkëpunimi me PDK’në, duke thënë se PDK si parti e cila sipas tij i ka sjellë vetëm dëm vendit, nuk është në gjendje të propozojë asgjë.

“Ato fjalë që po qarkullojnë nëpër media për qeveri gjithëpërfshirëse, janë vetëm spekulime. Nuk ka asnjë shans për qeveri gjithëpërfshirëse me PDK’në. Përveç kësaj, ne nuk do të hyjmë në asnjë pazar politik me një parti siç është PDK’ja e cila nuk ka bërë gjë tjetër vecse i ka sjellë dëm vendit”, ka thënë Beqiri, pas takimit.

Po ashtu, ai ika përjashtuar çdo mundësi pjesëmarrjeje të partive të koalicionit në një takim të përbashkët me PDK’në, në rast se këtë e kërkon eventualisht presidentja apo kushdo tjetër.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: