Përjashtohet kolegji gjyqësor në rastin “Kleçka”
Pranohet kërkesa e avokatëve për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në rastin “Kleçka”.
“Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, me anë të një aktvendimi ka pranuar kërkesën për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në rastin ‘Kleçka’, e paraqitur nga ana e disa avokatëve të këtij rasti, në seancën e shqyrtimit të 17 dhe 18 shtatorit 2014”, njoftoi zyra për informim e kësaj gjykate.
Për vendosjen e kësaj çështje penale do të caktohet një kolegj tjetër në bazë të planit vjetor të punëve të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për këtë vit.