Lavrov: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, politikë arrogante e perëndimit

8011Rusia, e goditur nga sanksionet e ashpra të Perëndimit për rolin e saj në krizën e Ukrainës, i akuzoi të shtunën Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian

për mbështetjen e një “grushti shteti”, që rrëzoi nga pushteti presidentin pro-rus të Ukrainës në fillim të vitit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në fjalën që mbajti në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se “Washingtoni ka deklaruar hapur të drejtën e vet për përdorimin e forcës së njëanshme” dhe se është, sipas tij “duke u përpjekur të vendosë për të gjithë, se çfarë është mirë, apo çfarë është keq”, raporton voa.

Fjalimi i së shtunës i Lavrovit është treguesi më i fundit për keqësimin e lidhjeve mes Moskës dhe Perëndimit. Në fjalimin e tij, Lavrov citoi fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 ndaj objektivave serbe në Kosovë, ndërhyrjen ushtarake të vitit 2003 në Irak dhe ndërhyrjen e vitit 2011 të NATO-s në Libi, si shembuj të asaj që ai e cilësoi “politikë arrogante të Perëndimit”.

Ai po ashtu e përshkroi aneksimin nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në muajin prill, si një zgjedhje që bëri popullsia rusishtfolëse atje.

Para fjalimit të Lavrov, Ministri i Jashtëm gjerman German Frank-Walter Steinmeier e pati cilësuar aneksimin e Krimesë nga Rusia një krim, ashtu sikurse e ka karakterizuar atë edhe Washingtoni dhe Bashkimi Evropian me 28 vende anëtare.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: