“Zarfi” do të jetë i dhimbshëm për politikanët!
Ish-kandidati në zgjedhjet e LDK-së në zgjedhjet e fundit, Bajrush Morina thotë se do të ketë ndërhyrje të ndërkombëtarëve.
Madje, ai shkon edhe më larg, duke thënë se Presidentja Jahjaga do të sjell me vete zarfin nga Amerika.
“Mesazhin që Presidentja që shpresoj që do ta sjell nga Amerika, sigurisht që do ta trondit faktorin politik. Në zarfin e Presidentes jam shumë i bindur se do të ketë vetëm marrëveshje e jo zgjedhje”, tha Morina për Klan Kosovën.
Nga opsionet që do të jenë brenda zarfit, Morina thotë se politikanët do të pësojnë më së shumti.
“Kompromisi që do të sjell Presidentja nga Amerika, do të jetë i dhimbshëm për liderët politikë, por do të jetë i mirë për vendin”, tha ai.