Jahjaga sërish do t`i takojë liderët e partive politike

fotoPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet t’i takojë liderët e partive politike për të folur rreth mundësisë së gjetjes së një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja.

Takimet pritet të realizohen gjatë fillimit të javës së ardhme, pra, para vazhdimit të seancës konstituive.

Sidoqoftë, Zëdhënësi i Presidentes Jahjaga, Arbën Vllahiu, ka deklaruar për Express se përsëri zgjidhja do të jetë në dorë të deputetëve dhe liderëve të partive parlamentare. Ndërsa, Presidentja do të jetë vetëm në rolin e lehtësueses së dialogut.

“Le t’i lëmë deputetët e Kuvendit dhe liderët e partive parlamentare, që përmes një procesi të diskutimeve, i cili do të lehtësohet nga Presidentja, të gjejnë zgjidhje në respektim të kuadrit kushtetues duke mos u inponuar ato”, ka thënë Vllahiu.

Vallahiu ka përjashtuar mundësinë që Presidentja t’i drejtohet edhe një herë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar përgjigje me arsyetimin se kjo procedurë ka përfunduar me dy përgjigjet e këtij institucioni.

“Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimet e saj në dy raste që prej përfundimit të procesit zgjedhor. Procesi dhe procedura ligjore ka përfunduar dhe tani duhet vullnet politik për zgjidhje”, ka shtuar ai.

Presidentja sot ka mbërritur në Kosovë dhe nesër pritet t’ua dërgojë ftesat partive politike për takimin e dytë për të gjetur zgjidhje për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë së re.

Herën e parë, Presidentja ka dëgjuar propozimet e liderëve të partive politike, të cilët kanë thënë se nuk heqin dorë nga pozicionet e tyre. PDK është deklaruar se nuk e lëshon pozitën e Kryeparlamentarit, ndërsa, Blloku ka thënë se nuk do të votojnë Arsim Bajramin për Kryetar të Kuvendit.

Por, LDK-AAK-NISMA dhe Partia e Albin Kurtit nuk kanë pranuar as të rizgjedhin në mënyrë kundëkushtetuese Isa Mustafën udhëheqës të Parlamentit.

Kryesuesja e seancës, Flora Brovina, ka deklaruar se nuk do të lejojë debat në Kuvend, ndërsa partitë tjera kanë paralajmëruar se të paktën debat do të ketë në Parlament përmes një seance tjetër.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: