Gani Geci se duron Imam Shefqetin në qelinë e tij
Imami i arrestuar i Xhamisë së Madhe të Prishtinës Shefqet Krasniqi ka qenë shoqërues për disa ditë i ish deputetit, Gani Gecin në qelinë e tij. Mirëpo sipas burimeve të gazetës Tribuna, Gecit i kanë penguar ritet fetare të Imamit Shefqet Krasniqi.
Ky i fundit ka qëndruar së bashku me Gani Gecin katër ditë në një dhomë të përbashkët dhe pastaj ata janë ndarë.
Sipas ëktyre burimeve Gani Geci ka kërkuar që të zhvendoset në një dhomë tjetër me arsyetimin se Imami Shefqet Krasniqi po zgjohet herët për ti kryer ritet fetare dhe në këtë mënyrë Geci po e ka të pamundur të vazhdoj fjetjen.
Ndryshe këta të dy po qëndrojnë në paraburgim, njëri për shpërlarje parash e tjetri për vrasjen e një personi./Tribuna/