Bajrami sërish kandidat i PDK-së për kryeparlamentar

bajrami-s-euml-rish-kandidat-i-pdk-s-euml-p-euml-r-kryeparlamentar_hdNënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami edhe pse para dy javësh nuk arriti që të marrë më shumë se 44 vota për kryetar të Kuvendit, ai sërish më 2 tetor do të jetë i kandiduari i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic, njeriu i dytë i PDK-së, Hajredin Kuçi. “Nuk jam pjesë direkte e procesit, por besoj kandidati i njëjtë do të jetë”, ka thënë Kuçi shkurt nëpërmjet SMS-it.

Megjithatë, Hajredin Kuçi nuk ka dhënë detaje se si PDK do të mund ta zgjedh Arsim Bajramin në krye të Kuvendit, apo se ka do t’i siguroj 61 vota.

Ndërkohë, deputeti tjetër i kësaj partie, Enver Hoxhaj dje u ka thënë medieve se PDK e ka planin se si do ta zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Mirëpo, as Hoxhaj nuk ka dhënë detaje apo nuk e ka sqaruar se nga PDK do t’i marrë 61 vota.

 

Në anën tjetër, sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani i ka thënë Gazetës Blic se Blloku LDK- AAK- Nisma + VV nuk do ta votojnë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit më 2 tetor.

Sidoqoftë, tërë shpresat tani janë përqendruar tek presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e cila këto ditë po qëndron për vizitë disa ditore, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë kësaj vizite ajo ka pasur takime edhe me krerë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku raportohet se edhe ka marrë instruksione se si të tejkalohet ngërçi politik. /Gazeta Blic/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: