Zgjidhja e “ngërçit”, përsëri në Kushtetuese?

foto4JHQ7YFENëse partitë politike do të vazhdojnë të mos merren vesh ndërmjet vete për çështjen e kryeparlamentarit dhe do të vazhdoj edhe më tutje ngërçi institucional, atëherë me gjasë presidentja e vendit do t’i drejtohet edhe një herë Gjykatës Kushtetuese për mënyrën se si të tejkalohet kjo situatë.

Një burim i Gazetës Blic i afërt me presidenten Jahjaga ka bërë të ditur se e para e vendit është duke pritur sjelljen e partive, në mënyrë që pastaj të veprojë.

“Jahjaga pritet që sërish t’i ftoj liderët e partive në takime konsultative. Dhe nëse nga këto takime nuk do të ketë asnjë rezultat dhe do të vazhdoj ngërçi për shkak të vendimit jo shumë të qartë të Gjykatës Kushtetuese, atëherë ajo do të kërkoj sqarime shtesë nga Gjykata se si të veprohet tutje”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, presidentja nuk do të toleroj që kjo bllokadë të shkoj deri në pafundësi.

Ndërkohë sot, mediet kanë raportuar se edhe gjyqtari amerikan, Robert Carolan do të rikthehet në Gjykatë Kushtetuese përkohësisht.

Gjyqtari amerikan do të shërbejë përkohësisht në Gjykatën Kushtetuese, derisa të trajtohet një lëndë që pritet ta adresojë presidentja Atifete Jahjaga, me qëllimin për ta zgjidhur bllokadën e konstituimit të institucioneve, ka shkruar sot Koha Ditore.

Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj për çështjen e kryetarit të Kuvendit grupin më të madh parlamentar e njeh atë grup i cili ka dalë nga zgjedhjet, pra Grupin e PDK-së.

Sipas Gjykatës Kushtetuese PDK-së i takon edhe posti i kryetarit të Kuvendit.

Mirëpo, në pikën 127 të aktgjykimit, ku po thirret Blloku, thuhet se është detyrë e deputetëve që të gjejnë zgjidhje për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ndërkohë që ua ka qartësuar deputetëve se nuk do të ketë zgjedhje të reja.

Ndryshe, PDK para disa ditësh në seancën e fundit konstituive e propozoi Arsim Bajramin për kryetar të Kuvendit, por nuk arriti të marrë më shumë se 44 vota.

Kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina e ka caktuar 2 tetorin, për vazhdimin e seancës konstituive. Ajo ka paralajmëruar se nëse PDK nuk mund ta zgjedhë sërish kryetarin e Kuvendit, prapë do ta ndërpresë seancën, pa ia dhënë të drjetën Bllokut që të propozoj kandidatin e saj. /Gazeta Blic/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: