Haradinaj: E kemi skenarin për seancën e ardhshme

foto5S6CXODHKoalicioni LAN dhe Vetëvendosje, duket të kenë përgatitur skenarin me të cilin do të marrin pjesë në seancën e 2 tetorit, kur edhe pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

 

Por përfaqësuesit e bllokut nuk bëjnë të ditur se cili është skenari, por shprehen optimist në zgjidhjen e ngërçit politik, duke i përjashtuar zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Por, në anën tjetër minoritetet jo serbe në Kosovë po shfaqen jo optimist se në vazhdimin e seancës konstituive me 2 tetor do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se ata nuk do të rrinë duarkryq në seancën e ardhshme, në tentim për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, ndonëse nuk ka dashur të bëjë publike se cili është skenari që blloku ka përgatitur.

Haradinaj shtoi se të gjithë dëshirojnë ta gjejnë zgjidhjen në parlament, e jo shkuarjen në zgjedhje.
Por, në anën tjetër kryetari i Partisë Progresiste Demokratike (PPD) Nenad Rashiq, të gjithë janë pro që të arrihet zgjidhja dhe ky problem të zgjidhet, sepse kanë kaluar më shumë se tre muaj dhe kjo në mënyrë negative mund të ketë efekt tek qytetarët.

Megjithatë, ai personalisht nuk është optimist se mund të ketë lëvizje drejt formimit të institucioneve, për shkak të barrikadimit të dy blloqeve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: