Kim Kardashian i bëhet atentat në Paris (Video)
Kim Kardashian është shokuar pasi i kanë bërë një atentat teksa ka mbërritur në Balmain fashion show në Paris sëbashku me nënën e saj Kris dhe burrin Kanye West.
Ajo është parë duke u mbajtur tek roja i saj për pak pa u rrëzuar ndërsa më vonë Kanye i ka ardhur në ndihmë.
Ngjarja ka ndodhur kur ylli ka dalë nga makina dhe turma e njerëzve kishte rrethuar makinën luksoze të tyre.
Sipas disa fakteve, dyshohet se ky atentat është bërë nga gazetari i skandaleve të ngjashme Vitalii Sediuk.
Ai ka folur për Mail Online duke thënë: “Kim është perëndeshë dhe Kanye një burrë me fat. Ky rreng me të ishte në shenjë protest kundër Amerikës që më kanë dëbuar dhe nuk më lejojnë për tu futur në vendin e tyre.”