Çështja e Krasniqit në Gjykatën Themelore

562X315764168_0149Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit Shefqet Krasniqi,

duke anuluar vendimin për një muaj paraburgim.

Sipas një njoftimi të Gjykatës së Apelit, është vendosur që aktvendimi prej një muaj paraburgim të anulohet dhe çështja t’i kthehet Gjykatës Themelore në fjalë për rivendosje.

 

I pandehuri po ashtu do të mbetet në paraburgim deri në marrjen e vendimit të ri.

 

Sh. Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale : Shpëlarje e parave nga neni 32 par.2,nënparagrafi 2.5 dhe 2.6 të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit; Shtytje për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 i Kodit penal të Kosovës dhe Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtarë, racorë, fetarë apo etnik, neni 174 i këtij kodi.

 

“Kolegji pas shqyrtimit të shkresave të çështjes dhe ankesës së mbrojtësit të të pandehurit Krasniqi, vlerësoi se aktvendimi i atakuar duhet anuluar dhe kthyer për rivendosje për shkak se i njëjti përfshinë shkelje esenciale të dispozitave 187 të KPK-së. Kjo ngase gjykata e shkallës së parënë arsyetimin e aktvendimit të atakuar nuk ka dhënë fare arsyet e duhura dhe vendimtare mbi dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: