Reagon Bajrami: Unë nuk isha kryetar i komisionit për hartimin e Kushtetutës

fotoYQ3KAZASDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami ka reaguar pas akuzave që i ka bërë atij deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, për humbjen e materialit përgatitor për hartimin e Kushtetutës.

Bajrami në një reagim e tij thotë se ai nuk ka qenë fare kryetar i Komisionit, ndërkohë ka kërkuar nga anëtarët e Sekretarisë së Komisionit që materialet për përgatitjen e hartimit të Kushtetutës t’i dërgohen Gjykatës Kushtetuese.

Më poshtë lexojeni të plotë reagimin e Arsim Bajramit:

“Duke shprehur konsideratat më të larta për kolegun tim, deputetin Nuredin Ibishi, një ndër veprimtarët që ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh për lirinë e vendit, dëshiroj të sqaroj një informatë të publikuar në disa portale mediale ku gabimisht më referojnë tek unë përgjegjësinë lidhur me mungesën e materialit përgatitor të hartimit të Kushtetutës (Travaux preparatoires).

Unë asnjëherë nuk kam qenë Kryetar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Republikes së Kosovës, por vetëm anëtar në këtë komision. Kjo dëshmohet me vendimin e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, të datës 19 Shkurt 2008 për emërimin e anëtareve të Komisionit Kushtetues.

Gjithsesi, këtë cështje e bisedova menjëherë edhe me mikun tim, z. Nuredin Ibishi, i cili ishte i befasuar me lajmin sepse nuk kishte dhënë asnjë deklaratë të tillë lidhur me këtë cështje dhe kërkoj që ky reagim të ishte njëherit demantim i përbashkët i yni.

Përndryshe, unë shpreh shqetësimin tim për mungesën e materialit përgaditor të hartimit të Kushtetutës (Travaux preparatoires) dhe duke qenë i bindur që këto materiale përgaditore gjenden tek anetarët e Sekretarisë së Komosionit, ju lutem të gjithë atyre që kanë punuar dikur në këtë Sekretariat, që t’i dorëzojnë materialet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Vendimin e Presidentit të Republikës së Kosovës për emërimin e anëtareve të Komisionit Kushtetues mund ta gjeni këtu:

Klikoni që të hyhet te VENDIMI%20I%20PRESIDENTIT%20per%20KKK.pdf


http://www.kushtetutakosoves.info
http://www.kushtetutakosoves.info”, ka shkruar Bajrami.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: