Gjermani, turku vrau vajzën 8-vjeçare nga urrejtja për shqiptarët
Shtatë vjet pas vrasjes së saj, është varrosur sot në Stöcken të Gjermanisë trupi i pajetë i Jenisës,
vajzës 8 vjeçare nga Kosova. Kufoma e saj është gjetur më 2 shtator në një pyll të afërm.
Rreth zhdukjes gjegjësisht vrasjes së Jenisës janë bërë shumë spekulime gjatë këtyre shtatë viteve.
Së fundi, një turk i Gjermanisë me emrin Ibrahim B., i mbajtur në paraburgim për dyshimin rreth vrasjes së një fëmije tjetër rom (Dano) ka dhënë indikacione se është vetë ai vrasësi i Jenisës, transmeton albinfo.ch.
Ibrahim B., ka qenë burri i tezes së Jenisës dhe dyshohet ta ketë vrarë atë kur vogëlushja kishte shkuar për ta vizituar tezen, e cila nuk kishte qenë në shtëpi.
Në shkresën që e ka në dorë Prokuroria Shtetërore e Hanoverit, Ibrahim B. ka pranuar si motiv për aktet e dhunës një urrejtje të përgjithshme kundër shqiptarëve.
Për vendin ku është mbajtur e fshehur kufoma e Jenisës së vogël, ai u ka treguar të burgosurve të tjerë, me të cilët është mbajtur në qeli.