Kërkimi i sqarimeve shtesë nga Kushtetuesja, i pakuptimtë
Gjykata Kushtetuese megjithëse nxori aktgjykimin për seancën konstituive, prej atëherë ngërçi politik vetëm sa u thellua. Mirëpo, për të tejkaluar këtë situatë, presidentja Atifete Jahjaga pritet që sërish t’i drejtohet kushtetueses.
Me qëllim të zgjidhjes së situatës aktuale, vlerësohet se Presidentja do ta dërgojë një lëndë të re në Kushtetuese dhe për këtë arsye punës do t’i kthehet sërish edhe gjyqtari amerikan Robert Carolan.
Kërkimi i sqarimeve shtesë nga Kushtetuesja vlerësohet i pakuptimtë nga ekspertët kushtetues.
Eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka thotë se Gjykata Kushtetuese s’ka legjitimitet e as kuorum të nxjerrë vendime të reja.
Smaka thotë se zgjidhja mund të gjendet në Kuvend dhe se roli i presidentes është tejet i kufizuar.
http://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-0/html/container.html
“Është një zgjidhje korrekte sikurse Gjykata Kushtetutare të kishte qenë absolutisht konsistente edhe konsekuente me Kushtetutën dhe jo me trendet politike, me kërkesat politike ditore. Meqenëse aktgjykimi i Gjykatës nuk mund të apelohet duhet atëherë që të jep një shpjegim plotësues sepse ka lënë zbrazëtirë për komentime”, tha Smaka.
Por, meqë gjykata është lëshuar në interpretime, opinionisti Arben Ahmeti beson se nga kjo situatë nuk mund të dilet pa iu drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese, raporton KTV.
Bëhet e ditur se gjyqtari amerikan Robert Carolan do të kthehet sërish në kushtetuese, prej nga para pak ditësh ishte tërhequr.
Carolan do të shërbejë përkohësisht, derisa të trajtohet lënda që pritet ta adresojë presidentja Jahjaga. /koha.net/