Remi: E duam LDK-në, Ferati: LDK-ja s’e do PDK-në!
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa gjatë debatit në Argument Plus, shprehu bindjen se qytetarët duan më shumë që PDK të udhëheqë me shtetin se sa partitë LDK-AAK-Nisma e Vetëvendosje.
“Qytetarët e presin më lehtë nga fituesi kësaj radhe formimin e qeverisë, se sa katër ose pesë parti humbëse të këtyre zgjedhjeve”, tha Mustafa.
Ai edhe më tej shtoi se rruga më e mirë do të ishte bashkëqeverisja PDK-LDK. E për këtë, reagoj Sadri Ferati nga kryesia e LDK-së, që tha se LDK-në e duan të gjithë, por ajo nuk e do PDK-në.
“LDK-në e duan të gjithë si partner, se ka qenë konstruktive dhe e ka vënë interesin e shteti para të gjithave. Ndihemi të nderuar që e jemi të kërkuar për partneritet, por ne tani kemi këtë qasje. Pra, përfundimisht e kemi atë që e kemi nënshkruar dhe të shkojmë më tutje”, tha Ferati.
Për këtë, replikoi Remi, duke thënë se nuk është që e duan LDK-në.
“Nuk është se e duam LDK-në, por është parti që i ka numrat dhe përputhet me ne”, tha ai.
Ferati tha se partia e tij, në seancën e radhës që do të mbahet për ta kompletuar konstituimin e Kuvendit, do të shpresoj që ta ketë radhë.
E Mustafa i ka tërhequr vërejtjen bllokut, VLAN, se e kanë shkel një herë ligjin, por këtë nuk guxojnë ta bëjnë prapë.
“Nuk guxojmë që të rrezikohen edhe një herë në mënyrë të organizuar, ta shkelim Kushtetutën”, tha Remi, i cili tha se pret ofrimin e presidentes “për t’i zgjidh paqartësitë që janë mes nesh”.