Pilotja arabe që po sulmon nga ajri ISIS-in(Video)
Pilotja e parë femër nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka qenë udhëheqëse e ekipit në sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj ISIS në pjesën veriore të Sirisë, gjatë kësaj jave.
Pilotja me gradën ushtarake major, Mariam Al Mansouri (35), është gruaja e parë në forcat ajrore të EBA dhe ajo ka marrë pjesë në sulme ndaj ISIS bashkë me aleatët, SHBA, Arabinë Saudite, Katarin dhe Bahreinin.
Al Mansouri u është bashkuar forcave ajrore të EBA më 2007, kur edhe kishte filluar pranimi i femrave aty. /Telegrafi/