Kalo te lënda

Mustafa: Vazhdojmë me marrëveshjen

mustafa-vazhdojm-euml-me-marr-euml-veshjen_hdLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se thirrjet e disa përfaqësuesve të LDK-së që ai të jetë kryeministër janë vlerësime personale të tyre.

Isa Mustafa ka thënë se koalicioni VLAN është i vendosur që projektin e tyre ta qojnë përpara.

“Idetë janë vlerësime personale. Ne kemi një marrëveshje dhe nuk do të ndryshojmë atë marrëveshje çdo ditë në bazë të ideve të njerëzve. Kur bëhen marrëveshje, ato bëhen edhe në suaza të kompromiseve”, ka konstatuar Mustafa.

Këto deklarime Isa Mustafa i ka bërë pas takimit me përfaqësues të komuniteteve joserbe në Kosovë.

“Fjala është për përgatitjet për seancën e radhës. Folëm edhe për vendosmërinë që të bëhen ndryshime në qeverisjen e këtij vendi”, ka thënë Mustafa.

http://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-0/html/container.html

Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se ende nuk kanë ndonjë ftesë zyrtare, përkatësisht paralajmërim për mbajtjen e seancës së Kuvendit për javën e ardhshme.

“Kjo është një taktikë për mos me thirr seancën. Është e turpshme prej vetë zonjës Brovina dhe prej PDK-së. Ne kemi thënë që edhe ky abuzim e ka një kufi – iu sigurojmë që nuk do të shkoj pa kufi”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket takimit me minoritetet, Haradinaj ka shtuar se ata ndër tjerash kanë shprehur edhe një shqetësim rreth largimit të tyre nga Kosova.

“Duhet shprehur edhe një shqetësim të komuniteteve ashkali dhe romë. Ata thonë që (edhe) gjendja e krizës e ka rrit edhe numrin të larguarve të këtij komuniteti nga Kosova. Dhe nëse njerëzit largohen, kjo do të vështirësojë edhe procesin e liberalizimit të vizave”, ka vlerësuar Haradinaj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: