Jahjaga “iu pret këmbët” grupeve fetare
Presidentja iu bën të qartë të gjitha bashkësive fetare se Kosova është një shtet ku feja është e ndarë nga vendimmarrjet shtetërore.
Gjatë një interviste për Gazetën Express, dhe derisa po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo ka thënë se dëshiron të besojë që “të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë predikojnë paqen dhe solidaritetin mes njerëzve dhe e kuptojnë ndarjen e fesë nga shteti”.
Një pjesë e konsiderueshme e atyre që janë arrestuar dhe partive politike islame në Kosovë kanë kërkuar edhe publikisht që feja islame të jetë e përfshirë në vendimmarrjet politike të vendit.
Mirëpo, e para e shtetit të Kosovës përfundimisht heq dilemat se kjo dëshirë dhe përpjekje e një grupi njerëzish nuk do të merret parasysh.
“Unë nuk dua të gjykoj asnjërin por duhet të besoj në fakte se të rinjtë tanë nuk duhet t’i lejojmë që të ndikohen dhe nuk duhet të bashkohen në kauza të huaja që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me ta, me vendin e tyre dhe me vendin tonë”, ka thënë ndër të tjera Jahjaga.
Presidentja gjithashtu ka thënë se vendi jonë po përballet me kërcënim të madh të terrorizmit islamik.