Islami: Kush i vrau tradhtisht heronjtë: Ilir Konushevcin, Mujë Krasniqin e Ismet Rrahmanin
Gazmend Islami: Të hetohen vrasjet e Ilir Konushevcit, Mujë Krasniqit e Ismet Rrahmanit. Analisti Gazmend Islami thotë se Prokuroria duhet t`i filloj hetimet për vrasjen e
dëshmorëve Ilir Konushevci, Mujë Krasniqi e Ismet Rrahmani.
Me anë të një postimi në rrjetin social Islami shkruan se tash kur Prokuroria e shtetit kur ka filluar të merret me ministra e politikan për vepra penale, është mirë me fillua hetimet edhe për shumë vrasje të kryera gjatë luftës e pas saj.
“Prokuroria e shtetit tash kur ka filluar të merret me ministra e politikan për vepra penale, është mirë me fillua hetimet edhe për shumë vrasje të kryera gjatë luftës e pas saj.
Në bazë të dëshmive të mbledhura ka indikacione që Ilir Konushevci është vrarë për shkak të konfliktit që kishte disa ditë para vrasjes me disa anëtarë të shtabit, gjithashtu edhe vrasja e Mujë Krasniqit është për tu hetuar sepse edhe ajo në bazë të dëshmitareve thuhet se përkundër kërkesës së atyre që u prinin udhëtimeve për Kosovë që mos të hyhet urdhri ishte për të hyrë, atij ju morr topi i dorës, edhe ky kishte një konflikt me disa anëtar të shtabit. Ismet Rrahmani edhe ky i vrarë pas shpine jo në luftime të drejtpërdrejta, thuhet se personi që ishte me të në kohën kur është vrarë është mësues në Klinë.
Behajdin Allaqi njëri ndër udhëheqësit e LPK-së dhe koordinatori kryesorë i luftës së UÇK-së, merret dhe zhduket pa gjurmë, varri i tij nuk dihet. Kemi edhe qindra vrasje politike paslufte…… Nuk di pse duhet të heshtet, vrasësit dhe urdhërdhënësit duhet të dalin para drejtësisë. Ka shumë patriotë që mundohen ti mbulojnë krimet në emër të Kombit, por ata duhet ta dinë që vetëm kur e vërteta të zbardhet ata mund të pushojnë të qet”, shkruan Islami në rrjetin social./standardi.eu