Kalo te lënda

Agani thërret Kryesinë e PD-së për ta shkarkuar Kelmendin

562X315236841_foto_(6)Veriu.info mëson se Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së PD-së

 

për nesër në ora 17:00, ku temë do të jetë shkarkimi i deputetit Gëzim Kelmendi nga detyra e nënkryetarit të partisë.

“Nesër në mbledhje të Kryesisë do të diskutohen qëndrimet e deputetit Gëzim Kelmendi, i cili është shprehur publikisht se nuk do ta votoj kryeparlamentarin e propozuar nga PDK-ja dhe javën e kaluar është tërhequr nga Grupi Parlametar i PDK-së. Ne nuk jemi krejt dakord me vendimin e tij për mos votimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit të propozuar nga PDK-ja. Mirëpo, jemi kategorikisht kundër që një deputet të shkarkohet dhe largohet nga PD-ja për shkak të raportit të tij ndaj një partie tjetër, në këtë rast PDK-së, sepse në fund të fundit PDK-ja e ka shkelur premtimin për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon vajzat me mbulesë të vijojnë mësimin”, tha një zyrtar i lartë i PD-së për Veriu.info.
Ai thotë se deputeti Gëzim Kelmendi, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i PD-së, ka mbështetje të fuqishme të strukturave të PD-së, përfshirë edhe disa prej nënkryetarëve të partisë dhe një pjesë të Kryesisë.
“Nëse kalon propozimi i kryetarit Ferid Agani në mbledhjen e nesërme të Kryesisë, atëherë kjo çështje do t’i kaloj Këshillit Drejtues të partisë për ta vendosur”, thotë zyrtari i lartë i PD-së për Veriu.info.
Burimet të Veriu.info bëjnë të ditur se ky veprim i Ferid Aganit, është një lloj mase paraprake e tij, në mënyrë që deputeti Gëzim Kelmendi të mos mundet ose t’i vështirësohet shumë mundësia për t’i bërë konkurrencë në garën për kryetar të PD-së, në zgjedhjet e brendshme partiake të cilat pritet të zhvillohen pas disa muajsh. /Veriu.info/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: