Skandaloze: Trepça e Kosovës sot luajti në Kupën e Serbisë, thyen rregullin e FIFA-s
Skuadra serbe nga Mitrovica e Veriut, Trepça sot luajti në territorin e Kosovës në kuadër të Kupës së Serbisë.
Serbët po vazhdojnë të mos i bindën Federatës së Futbollit të Kosovës. Trepça serbe nga Mitrovica e Veriut, ashtu siç u paralajmërua, sot zhvilloi sfidën kundër Vojvodinës në kuadër të Kupës së Serbisë.
Kjo ndeshje u zhvillua në Zveqan teksa përfundoi me fitoren minimale 1:0 të Vojvodinës.
Me këtë takim, Trepça theu rregullat e FIFA-s të cilat thonë se një skuadër mund të luajë vetëm nën organizimet që bëhen nga federatat përkatëse të territorit të shtetit ku është e lokalizuar skuadra.
Gjithsesi, për Trepçën serbe, FFK-ja ende vazhdon të jetë inekzistente