Qeveri edhe me gjysmë mandati

qeveri-edhe-me-gjysm-mandati_aAgron Bajrami, kryeredaktor i Kohës Ditore, tha se vendi duhet të ketë sa më shpejtë një Qeveri,

qoftë edhe me mandat të shkurtuar, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike, të krijuar pas zgjedhjeve nacionale. Kurse Ardian Arifaj, këshilltar politik i Hashim Thaçit, thotë se alternativa e moskomunikimit mes dy blloqeve më të mëdha politike, të cilat vazhdojnë të mos lëvizin nga pozicioni fillestar, për formimin e institucioneve, mund ta dërgojë vendin në zgjedhje.

Këto qëndrime Arifaj dhe Bajrami i kanë shprehur në debatin “Si të dilet nga ngërçi politik?”, të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

Arifaj shpreson që përmes bisedave të gjendet një zgjidhje dhe mos të ketë zgjedhje të reja.

“Të ulemi të bisedojmë jo vetëm në Kuvend, por edhe jashtë Kuvendit. Ta kuptojmë që Rregullorja e Kuvendit nuk lejon shumë hapësirë për debat në Kuvend.
Kjo është oferta për bashkëpunim. Përndryshe, alternativa e vazhdimit të bllokimit të moskomunikimit, nuk është asgjë tjetër, veçse shkuarja në zgjedhje të reja që mesa e kam vërejtur unë secila parti politike nuk e dëshiron”, tha Arifaj.

“Nuk është mirë që t’i mohojmë apriori edhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje nëse mund të konstatojmë që të kemi një realitet të ri politikë në Kosovë dhe ndoshta ai realitet i ri duhet të marrë verdiktin e sovranit. Shpresojmë që të kemi një zgjidhje dhe mos të kemi zgjedhje të reja”.

http://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-0/html/container.html

Duke u thirrur në Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, Arifaj ka deklaruar se e drejta për ta propozuar Kryeparlamentarin i takon PDK-së.

Ndërsa, Agron Bajrami tha se vendi duhet të ketë sa më shpejt një Qeveri, qoftë edhe me mandat të shkurtuar, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike, të krijuar pas zgjedhjeve nacionale.

“Edhe nëse nuk ka mundësi të gjendet një rrugëdalje, e cila do të rezultonte me një Qeveri stabile për katër vjet me një opozitë të fort si mekanizëm kontrollues, atëherë së paku një Qeveri që do të mund të adresonte pikat që janë vërejtur se janë tepër të dëmshme për sistemin tonë”, tha Bajrami.

“Një Qeveri me një mandat edhe të shkurtuar ndoshta do të ishte rrugëdalja. Por, prapë jo qeverisje totale kur të gjithë janë në pushtet dhe askush nuk jep llogari. Personalisht mendoj që ndoshta është koha që PDK të jetë në opozitë”, tha ai.

Bajrami mendon se pa marrë parasysh se kush i ka fituar zgjedhjet, institucionet duhet t’i formojë ai që i ka 61 vota.

Shkuarja në zgjedhje të reja, sipas Agron Bajramit, nuk është zgjidhje.

“Zgjedhjet e reja për mua nuk janë zgjidhje e situatës. Do të ishin vetëm përsëritje e gjithë kësaj çka jemi duke e përjetuar dhe qytetari i Kosovës nuk ia ka borxh asnjërit prej politikanëve atë mandat”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: