Në New York po vazhdon punimet vjetore Asambleja e Përgjithshme e OKB’së. Atje po qëndron presidentja e shtetit Atifete Jahjaga
e cila po e shfrytëzon këtë mundësi edhe për lobim për njohjen e Kosovës nga vendet e ndryshme.
Gjithashtu Jahjaga pati mundësinë të flas edhe me presidentin amerikan Barack Obama.
Ndërkohë Presidentja Jahjaga, u takua sot në New York me ministrin e Punëve te Jashtme të Singaporit, Kasiviswanathan Shanmugam, me të cilin bisedoi për procesin e konsolidimit ndërkombëtar te Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.
“Prezantuam të arriturat e Kosovës vite me radhë dhe sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës të arriturat tona si shtet dhe si institucione dhe nevojën dhe domosdoshmërinë e kyçjes së Kosovës në të gjitha organizatat e institucionet ndërkombëtare, veçanërisht në Organizatën e Kombeve të Bashkuara por gjithsesi se kërkova edhe njohjen e shtetit të Singaporit dhe nevojën dhe domosdoshmërinë e njohjes nga shtetet e tyre dhe nga gjithë ajo pjesë e botës që ky të jetë në njëfarë mënyre si dërgues i mesazheve të mira për Kosovën dhe për të gjitha institucionet e vendit”, tha Jahjaga për RTK.
Lini një Përgjigje