Kalo te lënda

Skandaloze: Trepça e Kosovës sot luajti në Kupën e Serbisë, thyen rregullin e FIFA-s

er5Skuadra serbe nga Mitrovica e Veriut, Trepça sot luajti në territorin e Kosovës në kuadër të Kupës së Serbisë.

Serbët po vazhdojnë të mos i bindën Federatës së Futbollit të Kosovës. Trepça serbe nga Mitrovica e Veriut, ashtu siç u paralajmërua, sot zhvilloi sfidën kundër Vojvodinës në kuadër të Kupës së Serbisë.

Kjo ndeshje u zhvillua në Zveqan teksa përfundoi me fitoren minimale 1:0 të Vojvodinës.

Me këtë takim, Trepça theu rregullat e FIFA-s të cilat thonë se një skuadër mund të luajë vetëm nën organizimet që bëhen nga federatat përkatëse të territorit të shtetit ku është e lokalizuar skuadra.

Gjithsesi, për Trepçën serbe, FFK-ja ende vazhdon të jetë inekzistente

Lini një koment