Kalo te lënda

Qeveria rrit harxhimet për nevojat e saja

fotoInvestimet kapitale që është dashur t’i bëjë qeveria kanë pësuar rënie të madhe.
Raporti i detajuar për gjysmën e këtij viti, të cilin e ka siguruar Kohavisioni, tregon se në disa aspekte situata me harxhimet dhe të hyrat në buxhet nuk është aspak e mirë.
Sipas raportit, shpenzimet në mallra dhe shërbime kanë shënuar rritje për 2.5 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më herët. Shpenzimet në paga kanë shënuar rritje për 34%, shkaku i rritjes së pagave në fushatë.

Këto zhvillime nuk shihen me sy pozitiv nga ekspertë të ekonomisë. Ibrahim Rexhepi, nga Instituti Strass, ka thënë se qeveria më shumë është e fokusuar në financim të konsumit përmes rritjes së pagave, sesa rritjes së mirëqenies ekonomike.
Rritje të të hyrave në buxhet ka pasur nga gjobat e policisë, vlera e të cilave ka arritur në mbi 5 milionë. Ndërsa, ka edhe rënie të donacioneve nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Harxhime të shumta ka në vendimet gjyqësore, në tatime, në regjistrim të veturave, në mirëmbajtje dhe qira të objekteve. Sipas të dhënave të raportit, numri i të punësuarve është rritur nga 35 mijë e 231 persona në 37 mijë e 405.
Njëjtë kanë vepruar edhe komunat, të cilat nga mbi 78 mijë persona, tash kanë të punësuar mbi 81 mijë. Gjithashtu si niveli qendror edhe ai lokal kanë paguar fatura të borxheve që tejkalojnë 800 mijë euro, përcjell Koha.net.
Ibrahim Rexhepi thotë se sipas këtyre trendëve, gjasat janë të mos arrihet qëllimi që GDP-ja të ketë rritje në 3.2%. Këto të dhëna shihen edhe në raportin gjashtëmujor, në të cilin thuhet se kundërvajtjet doganore janë rritur në 193%.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: