Rugova e Beqiri: Qëndrimet e Arben Gashit janë individuale, jo të LDK-së

 

 

rugova-e-beqiri-q-euml-ndrimet-e-arben-gashi-jan-euml-individuale-jo-t-euml-ldk-s-euml_hdNdaj deklaratës së deputetit të LDK-së, Arben Gdhe se posti i kryeministrit duhet t’i takojë LDK-së,

 

kanë reaguar nënkryetari i partisë, Haki Rugova dhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, duke thënë se ato janë qëndrime individuale të deputetit, e jo të partisë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Haki Rugova, thotë se deputeti i LDK-së, Arben Gashi, nuk është kompetent që të flasë në emër të LDK-së sa i përket marrëveshjes së VLAN.

“Ky është një vendim që merret brenda kryesisë së LDK-së, nuk mund të marrë vendime as unë, e as Arben Gashi, por e gjithë kryesia e LDK-së. Madje, Arbeni nuk është as anëtar i kryesisë”, ka thënë Rugova në një prononcim për Indeksonline.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se marrëveshja e arritur mes LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s është në fuqi dhe çdo gjë tjetër është mendim personal.

Ai ka thënë se vendimi i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë që Isa Mustafa të bëhet Kryeparlamentar është në fuqi dhe respektohet nga të gjithë anëtarët e LDK-së.

“Qëndrimi dhe vendimet e organeve kompetente të LDK-së janë të qarta, në këtë rast të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë. Ne kemi një marrëveshje, e cila është përkrahur nga këto forume. Ajo marrëveshje është e pandryshueshme. Çdo gjë që thuhet jashtë kësaj është qëndrim individual i kujtdoqoftë që e thotë, në këtë rast z. Gashi”, ka thënë Beqiri, për Gazetën Express.

Ndryshe, Marrëveshja e arritur mes tri partive politike parasheh që Isa Mustafa të bëhet Kryetar i Kuvendit e Ramush Haradinaj Kryeministër.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: