Kalo te lënda

“Dallavere” në spitalin e Gjilanit

fotoKabineti i Drejtorisë së spitalit rajonal të Gjilanit, i cili i kryen shërbimet për pacientët e këtij spitali ia ka gjetur hallin vetes. Kjo ngase nëse ata do të dëshirojnë të freskohen me pije freskuese, do të mund ta bëjnë këtë në kafiterinë

e cila është hapur së fundmi brenda objektit të kësaj drejtorie. Drejtori rajonal i këtij spitali, Avdylatif Latifi, në bashkëpunim e zv/drejtorin Nusret Hajrullahu, ua kanë ofruar gjithë rehatinë punëtorëve të tyre duke ua mundësuar kështu që ata të pinë kafe gjatë pauzës pa dalë fare nga objekti i drejtorisë së këtij spitali.

Burime të gazetës Tribuna kanë thënë se këta dy të fundit ia dhanë lokalin për shfrytëzim një familjarit të tyre me emrin Artan Osmani, i cili njëkohësisht është edhe pronar i një kafiterie tjetër në qendër të qytetit të Gjilanit. Burimet theksojnë se Nusret Hajrullahu i cili është pulmolog në këtë spital, është mik i ngushtë i drejtorit të këtij spitali Abdylatif Latifin, dhe i afërt me Artan Osmanin, pronarin e kafeterisë.

Pacientët të cilët e vizitojnë këtë qendër po ankohen se investimet në këtë spital po bëhen në adresë të gabuar. Ata thonë që shumë më mirë do të ishte sikur të bëheshin investime në gjëra të tjera më elementare për spitalin. /Tribuna/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: