Lushi: Presidente mos ke frikë ta përmendësh UÇK-në para botës

fotoUk Lushi publicist dhe ish luftëtar i Batalionit të Atlantikut, ka reaguar duke kritikuar fjalimin e presidentes Atifete Jahjaga në ceremoninë “Clinton Global Initiative”, e cila nuk përmend as edhe një herë kontributin e UCK-së, transmeton zeri.info.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Lushit:

Pavarësisht komplekseve të një numri të bollshëm të frikacakëve që kur ishte koha të dëshmoheshin iknin si era; pavarësisht faktit se luftën nuk e kryem ashtu siç duhej ngase, megjithatë, shumica jonë nuk bëmë krejt çfarë duhet bërë për të fituar lirinë; dhe pavarësisht sjelljes së keqe dhe transformimit nga trima në keqbërës dhe hajna të një numri të vocërr të ish-luftëtarëve të saj, kurrë nuk do ta kisha paramenduar që do të vijë një ditë që pjesëtarë e përfaqësues të popullit shqiptar do të ndihen me siklet e nakar t’i shqiptojnë shkronjat UÇK. O popull shqiptar, UÇK nuk ishte as vetëm e dëshmorëve të saj dhe as vetëm e luftëtarëve të saj, por ajo ishte ushtria jonë, pra e juaja! Mos kini frikë, përmendeni edhe para botës dhe Presidentit të Amerikës Bill Clinton, sepse bota liridashëse dhe Presidenti Clinton ishin përkrahësit kryesorë të UÇK-së.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: