LDK: Pensionet do të bëhen 183.5 euro

fotoNënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistë ka thënë se Plani Qeverisës i LDK-së, parasheh rritjen e buxhetit të Kosovës mbi 2 miliardë euro, dhe në bazë të kësaj do të ketë edhe rritje të pensioneve për pensionistët kontributdhënës për 64 %, ose 183.5 euro.

“Me rritjen e buxhetit mbi 2 miliardë euro do të krijohet mundësia e rritjes së pensioneve për 64% nga shuma e deritanishme, sepse pensionistët kontributdhënësit nuk e kanë pasur trajtimin e duhur siç kanë merituar”, ka thënë Sahatqija.

Në debatin me pensionistë ka marrë pjesë edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Metaj.

Duke folur për punën e LDK-së për zgjidhjen e problemit të pensionistëve, Sahatqija ka thënë se me amendamentin e propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-s, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës është njohur stazhi i punës për punëtorët kosovarë të dëbuar me dhunë nga regjimi serb 1990-1999.

“Kërkesa juaj ka qenë edhe kategorizimi i pensioneve sipas stazhit të punës, kontributeve të paguara dhe shkollimit. Në Grupin Parlamentar të LDK-së, në legjislaturën e kaluar ne e nxitëm debatin për kthimin e pensioneve nga Serbia, të kontributpaguesve kosovarë dhe si rezultat i këtij debati është krijuar Komisioni ndërministror, të cilët do të dalin me rekomandime për kthimin e këtyre pensioneve”, ka thënë Nënkryetarja e LDK-së.

Ajo e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, se gjatë bisedimeve që ka zhvilluar në Bruksel asnjëherë nuk e ka hapur temën e pensioneve.

“Qeveria jonë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, do të hapë një zyre të veçantë të pensionistëve dhe do të angazhojë një ekip të avokatëve vendorë dhe ndërkombëtarë për realizimin e të drejtave të pensioneve të plaçkitura nga Serbia”, ka thënë Sahatqija./

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: