Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, në Konventën e AKR’së ku pritet të nominohet zyrtarisht kandidat i kësaj partie për Kryeministër, ka thënë se AKR është partia me projektin më të mirë.
“Ne nuk jemi të shantazhueshëm, ne nuk kemi bërë faje, nuk jemi njerëz të skandaleve… Ne e respektojmë ligjin, ne jemi profesionistë. Ne investojmë shpirtin, zemrën tonë, në cdo punë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në Konventën e AKR’së, ka thënë se partia e tij do të dalë e para në zgjedhjet e 8 qershorit.
“Disa analistë të çmendur mendojnë se AKR’ja do të jetë e tretë. Jo more jo, AKR’ja do të jetë partia e parë”, ka thënë Bahtiri.
Lini një Përgjigje