Kalo te lënda

Berisha: Zgjedhjet në Evropë i fituan miqtë e Shqipërisë

fotoLKWTJM6UIsh kreu i vendit, Sali Berisha, në një shkrim të tijin, në lidhje me zgjedhjet në Europë, është shprehur se ka fituar qendra e djathtë dhe se Jean Claude-Juncker është një mik i bendit tonë.

“I dashur mik, me këtë mesazh dua t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për fitoren tuaj të shkëlqyer në zgjedhjet parlamentare europiane si kandidati i Partisë Popullore për President të Komisionit Evropian”, shkruan Berisha në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Ai shton se fitorja e Juncker dhe e Partisë Popullore Europiane në zgjedhjet e 25 majit, është dëshmi madhore e vlerësimit nga qytetarët europianë për programin Partisë Popullore, si programi më i mirë për të ardhmen e Europës dhe përgjigja më e sigurt ndaj krizës dhe sfidave të saj.

Berisah shprehet se kjo fitore e merituar ka gëzuar shumë miqtë e Juncker në Shqipëri, Europë dhe në botë. “Kombet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian votuan në shumicë ju për në timonin e Komisionit Europian për kontributin tuaj të shquar si dhe për besimin e tyre të madh tek aftësitë, përkushtimi dhe vizioni juaj për Europën e viteve që vijnë dhe të ardhmen e saj. Duke përfunduar pranoni i dashur mik konsideratën time me të lartë dhe urimet më të përzemërta”, përfundon Berisha.

Lini një koment