Në stratosferë me avion diellor
A është e mundur të arrish stratosferën në 20 kilometra lartësi me një avion që udhëton vetëm me energji diellore? Sipas Raphael Domjan, pilot zviceran dhe ideator i Solar Stratos, një gjë e tillë është e mundur.
Domjan dhe grupi i tij i studiuesve kanë prezantuar projektin e një monoplani dyvendësh, që vihet në lëvizje nga një motor elektrik prej 13.5 KW, i ushqyer vetëm nga dielli.
Projekti në fjalë është prezantuar në Muzeun e Ajrit dhe Hapësirës që po mbahet në Le Bourget, në hyrje të Parisit. Domjan parashikon të jetë direkt në drejtimin e mjetit fluturues diellor, që do të jetë 7.70 metra i gjatë, 20 metra i gjerë dhe në total do të peshojë rreth 350 kilogramë.
Avioni do të lëvizet nga një helikë e ushqyer nga energji e prodhuar nga 20 metra katrorë panele fotovoltazhi të vendosura tek krahët.
Gjithashtu, sipas projektuesve, përmes baterive rezervë të energjisë së prodhuar, objekti do të ketë një autonomi mbi 24 orë