Veriu, kusht për operacionalizimin e FAK-ut

veriu-kusht-p-euml-r-operacionalizimin-e-fak-ut_hdKrijimi dhe operacionalizimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është i lidhur ngushtë me faktorët politikë, veçmas me integrimin e Veriut të banuar me shumicë serbe, ka thënë eksperti ushtarak Naim Maloku.

“Pa përfunduar procesi i integrimit të Veriut në shtetin e Kosovës, pa u shtrirë gjyqësia e ligji në Veri, pa u kompletuar infrastruktura e Policisë së Kosovës – nuk mund të flasim për dislokim të ndonjë njësie të Forcës së Armatosur të Kosovës në veri”, ka thënë Naim Maloku.

Ndërkaq vendimi i Qeverisë, sipas tij, paraqet fillimin e një procesi i cili do të zgjasë dhe do të kushtojë shumë financiarisht.

Ai ka thënë se aktualisht Kosova është e rrezikuar vetëm prej Serbisë, për shkak se në preambulën e kushtetutës Serbia e ka Kosovën si pjesë përbërëse të saj.

Në bazë të këtyre parametrave, Maloku thotë se duhet të planifikohen dhe të ngrihen kapacitetet e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ai ka folur edhe për doktrinën ushtarake që duhet ta ketë Kosova, për pjesëmarrjen e minoriteteve në Forcat e Armatosura të Kosovës, si dhe për relacionet e kësaj force me NATO-n. /Koha Ditore/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: