Kalo te lënda

Sekretari i UP-së merr pagë mbi 4 mijë euro

fotoEsat Kelmendi, sekretar i UP-së, ndonëse e ka pagën mbi 1 mijë e 140 euro, ai ka marrë dyfishin, e ndonjëherë edhe katërfishin e kësaj page gjatë disa muajve të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti.

Ai arsyetohet se të hyrat shtesë i ka marrë nga honorarët, bazuar në Rregulloren mbi kompensimin e punës së komisioneve që themelohen në nivel të Universitetit. Por deputetë të Komisionit parlamentar të arsimit këtë gjë e quajnë “keqpërdorim të llojit të vet”./Koha Ditore/

Lini një koment