Më 13 mars diskutohet për Ligjin e veteranëve
Kuvendi i Republikës së Kosovës, këtë javë nuk do të mbajë seancë plenare për shkak të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”.
Kështu ka bërë më dije kryeparlamentari Jakup Krasniqi, sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet javën e ardhshme, më 13 mars, me ç’rast në rend të ditës do të jetë Projektligji për veteranët e UÇK-së.
“Ligji për veteranët e luftës do t’i adresohet seancës se radhës. Kërkoj mirëkuptim nga shoqatat e dala nga lufta. Kuvendi i ka disa proceduara dhe ne jemi të obliguar me ligj që t’i respektojmë ato. Besoj shumë në punën e komisionit se në afatin më të shkurtër të mundshëm do të rrumbullakohet çështja e këtij ligji”, ka thënë Krasniqi.
Pas mbledhjes se Kryesisë, kanë folur edhe shefat e grupeve parlamentare të partive tjera. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë së kjo parti do të insistojë që zgjedhjet të mbahen në qershor