Dhjetë raste me virusin H1N1
Në klinikën infektive në QKUK janë paraqitur shtatë raste të prekura me virusin H1N1 të konfirmuara dhe tre që nuk janë konfirmuar ende, ka bërë të ditur Drejtori i Klinikes Infektive, Shemsedin Dreshaj.
Ai ka thënë në një konferencë për media se rastet e para kanë filluar të paraqiten gjatë ditës së premte kurse ka shtuar se një nga pacientet është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Virusi i gripit të derrave H1N1 është sëmundje të cilën e shkaktojnë lloje të ndryshme virusesh të cilët te derri janë endemikë.
Virusi H1N1, i tipit A, nuk transmetohet nga konsumimi i mishit apo kontakti me derrin, por transmetohet nga njeriu tek njeriu, njëjtë si gripi i normal, pasi është një kombinim i gjeneve të virusit të derrit, të shpendëve dhe njeriut. /Telegrafi/