Kalo te lënda

Kosova ka nevojë për vende pune, jo rritje pagash

403x302166862foto_(4)Kosova ka nevojë për vende të reja pune e jo për rritje pagash në sektorin publik. Kështu edhe do të kalohej më lehtë kriza socio-ekonomike, varfëria e papunësia. Ndërkaq, rritja e pagave në sektorin publik, sipas kreut të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, do të ketë efekt negativ.

Përveç që nuk do të përmirësojë situatën e rëndë në shumë familje kosovare, rritja e pagave prej 20 për qind për rreth 80 mijë punonjës publik do të bëhet barrë për buxhetin e vendit dhe do ti acarojë marrëdhëniet me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
“Ky është dekurajim për ata që punojnë në sektorin privat. Kur dihet se sektori privat kërkon më shumë përgjegjësi”, thekson Gërxhaliu. Sipas tij, ambienti afarist në vend dhe mbështetja që i bëhet biznesit tani për tani nuk garanton rritje të bizneseve. “Në këto rrethana sektori privat nuk është në gjendje të mbështesë rritjen e vendeve të reja të punës”, është shprehur Gërxhaliu. Përkrahja ndaj sektorit privat, ai thotë se nuk është në funksion të fuqizimit të prodhimit dhe rritjes së konkurrueshmërisë.
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit vlerësojnë me rrezik ngritjen e pagave në sektorin publik, pasi kërkohet edhe ngritja e pagave në sektorin privat, të cilën ky i fundit nuk mund ta përballojë për momentin. Shpesh ka pasur ankesa nga të punësuarit në sektorin privat se pagat janë të ulëta dhe nuk mbulojnë kërkesat elementare. Për këtë edhe është kërkuar rritje në masën 30 për qind, pasi sipas njohësve të ekonomisë krahas rritjes së pagave është r

Lini një koment