Kalo te lënda

Votohen dy kandidatët për KPM

fotoCAERFUL1(E plotësuar) Deputetët kanë filluar votimin për përzgjedhjen e anëtarit të ri të KPM-së. Në garë janë dy kandidatë. /indeksonline/

Kuvendi ka miratuar propozimet për anëtarët e komisionit që do të merren me zgjedhjen e një anëtari të ri të Këshillit të Pavarur për Media./Indeksonline/

Në mesin e këtyre kërkesave të cilat në emër të Grupit parlamentar të LDK-së i ka lexuar deputetja Hykmete Bajrami ndër të tjera ka kërkuar që të pezullohet procesi i privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës./Indeksonline/

Me 38 vota për dhe 38 kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë miratuar rekomandimet e debatit parlamentar për gjendjen ekonomike në Kosovë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës./Indeksonline/

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet. Në sallë janë 77 deputetë. Në pjesën e parë po votohen rekomandimet e debatit parlamentar për gjendjen ekonomike në Kosovë. /Indeksonline/

—-

Profesorët e së Drejtës Kushtetuese Riza Smaka dhe Xhavit Shala, kanë vlerësuar se edhe nëse kalon mocioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili pritet të hedhet sot për votim në Kuvend, nuk mund të përfundojë me shkarkimin e ministrit të MPB-së Bajram Rexhepi.

Sipas tyre për shkarkimin e tij ka të drejtë kushtetuese vetëm kryeministri Hashim Thaçi, shkruan Epoka e Re.

Smaka dhe Shala, interpelancën e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë konsideruar më shumë si marketing politik./Indeksonline/

—-

Në seancën e Kuvendi të Kosovës, sot në pjesën e parë pritet të votohen rekomandimet e debatit parlamentar për gjendjen ekonomike në Kosovë.

Kurse, në pjesën e dytë të seancës është paraparë interpelanca e Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi lidhur me dyshimet për keqpërdorimet në Ministrinë që ai drejton, përfshirë Kontratën e pasaportave biometrike me kompaninë austriake (OESD).

Në këtë interpelancë parashihet edhe votimi i një mocioni që i kërkohet kryeministri të vendit, Hashim Thaçi shkarkimin e ministrit Rexhepi. Por mbetet të shihet se a do të përkrahet ky mocion nga gjitha partitë opozitare, raporton rtk.

Interpelanca e ministrit Rexhepi vjen si kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila përkrahet edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sa i përket shkarkimit të Ministrit Rexhepi, megjithatë përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk mund ta shkarkojë ministrin./Indeksonline/

Lini një koment