Rohan: Zhgënjyese që Serbia refuzoi propozimet
Ish ndërmjetësi për status të Kosovës, Albert Rohan, ka thënë dështimi i dialogut të së martës në Bruksel është për keqardhje dhe Serbia është ajo që duhet ndërruar qasjen nëse një marrëveshje do të arrihet brenda afatit të përcaktuar nga Bashkimi Evropian.
Rohan në një intervistë për “Kohën Ditore” ka komentuar zhvillimet e fundit në procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Asociacioni i propozuar i komunave serbe plotësisht korrespondon me Kartën për Vetëqeverisje Lokale të Këshillit të Evropës, anëtare e së cilit është Serbia. Është zhgënjyese që Serbia nuk i ka pranuar propozimet e zonjës Ashton”, tha ai.
Sipas tij, gjithmonë ka hapësirë për marrëveshje, edhe pse për këtë do të duhej një ndryshim i qasjes në Beograd.
“Nëse Serbia insiston në refuzim, kjo do të jetë mundësia e tretë e humbur për Beogradin pas Rambouilletit më 1999 dhe Vjenës më 2007, për t’u përballur me realitetin në rajon. Në atë rast është tejet e papritur që Serbia të marrë një datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE”, tha ai.
Sipas tij, nëse nuk ka marrëveshje, status quo-ja do të vazhdojë në veri me të gjitha parashikueshmëritë e përfshira. Kjo tha ai, nuk do të jetë në interes as të Kosovës, e as të Serbisë. /Telegrafi/