Kalo te lënda

Dacic: Askush nuk është me Serbinë

f_0404104122954_mKryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare është në anën e Prishtinës dhe deri të martën Beogradi duhet të deklarohet nëse e pranon ose jo atë që i është ofruar në Bruksel.

“Ashton na ka thënë se më nuk ka negociata. Presionet kanë qenë të papara. Në një moment ajo më tha ‘Askush tjetër nuk është me ju, nuk keni nga t’ia mbani’”, ka thënë Dacic për gazetën “Alo”, transmeton KP.

“Pra, bashkësia ndërkombëtare është në anën e Prishtinës dhe ne kemi mbetur të vetëm për të luftuar. Në këtë moment nuk mund të them se cila do të jetë përgjigja jonë, sepse kreu shtetëror do të konsultohet sërish për këtë”, ka thënë Dacic.

Lini një koment