Kalo te lënda

Vrasësi i Xhemail Mustafes nga radhët e Vetëvendosjes?

Deputeti i dyshuar për vrasjen e Xhemajl Mustafës është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, bëjnë të ditur burime të KosovaOnline, të cilat theksojnë se tashmë është përgatitur edhe fletarresti për të.

Të njëjtat burime, për të cilat është i njohur edhe emri i të dyshuarit, theksojnë se deputeti në fjalë dyshohet të ketë qenë urdhërdhënësi për vrasjen e  zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, vrasje që u krye me 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë.
Hetime lidhur me këtë rast tashmë janë konfirmuar edhe nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, por pa dhënë më shumë detaje.
Sipas burimeve në këtë vrasje përveç deputetit është i përfshirë edhe njëri polic , ndërsa arrestimi i tyre pritet të behet shumë shpejti. Xhemaj Mustafa ishte këshilltar politik dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova./standardi.info

Lini një koment