Tadiq: Respektimi i tërësisë tokësore të Kosovës lajm i keq për Serbinë
Kryetari i Partisë Demokratike (DS) në opozitë, dhe ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka vlerësuar se qëndrimi i Bashkimit Evropian se Serbia duhet ta respektojë tërësinë tokësore të Kosovës është lajm i keq për Serbinë dhe është edomosdoshme të gjindet zgjidhja për atë problem akut në rrugën drejtë integrimeve evropiane.
Boris Tadiq, në një prononcim për agjencinë e lajmeve Beta, ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian për herë të parë e përmend ruajtjen e tërësisë tokësore të Kosovës.
Ai ka theksuar se ky nuk është lajm i mirë për Serbinë dhe sipas tij, është shumë me rëndësi që sa më shpejtë, me anë të platformës që po e paralajmlëron Qeveria e Serbisë dhe presidenti, të gjenden modalitetet dhe zgjidhjet për atë problem akut që gjnedet si pengesë në rrugën e integrimeve tona më të shpejta evropiane, raporton RTK.
Ish presidenti serb ka theksuar se është i domosdoshëm modaliteti për zgjidhjen efektive të problemit të Kosovës dhe ka shtuar se me vëmendje po e pret platformën lidhur me negociatat mbi Kosovën me të cilën do të dalin institucionet serbe.
p kali i serbisße, kufijté ishtin te ndaré dhe para pavarsisé, o ti dhifsha ato tru,ishte dhe mbetesh qetnik.
PëlqejeniPëlqejeni