Konfirmohet aktakuza për Bukoshin dhe Tolajn
Konfirmohet aktakuza për zv.kryeministrin e Kosovës të liruar nga detyra Bujar Bukoshi, ish sekretarin e ministrisë së shëndetësisë Ilir Tolajn dhe tetë ishe zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie. Gjyqtarja e procedurës paraprake ka gjetur fakte që këta zyrtarë të lartë të ministrisë të gjykohen për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV.
Sipas aktakuzës 10 të pandehurit në bashkëveprim janë siguruar që Jona Med të mos marrë asnjë kontratë nga MSh-ja, edhe pse Jona Med në shumë tenderë kishte plotësuar kushtet e përgjithshme dhe se kishte qenë kompania që kishte ofruar çmimin më të ulët. Tenderët të cilët duhet t’i fitonte kjo kompani ishin anuluar dhe rishpallur nga MSH-ja.