Kalo te lënda

Rexhepi nuk pret eskalim të situatës në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk ka plan të veçantë për të hënën, kur Kosova do ta përmbyllë mbikëqyrjen e pavarësisë. Ai tha se nuk pret ndonjë eskalim të situatës, as në veriun e saj, ku situata është më e ndjeshme..

Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi, thekson se nuk pret situata të ngjashme me ato pas shpalljes së pavarësisë dhe vendosjes së masave të reciprocitetit.

Sipas Rexhepit, nuk ka plan të veçantë për të hënë për veriun, por në koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in do të mbajnë rend dhe qetësi në tërë Kosovën.

Pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë nga ndërkombëtarët, Kosovës i shtohen të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë.

Ministri Rexhepi, tha për RTK se sa i përket sigurisë, sidomos në veriun e Kosovës, kjo gjendje edhe pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë mbetet e njëjtë, ku KFOR-i dhe EULEX-i do t`u ndihmojnë institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe të ligjit.

Në pjesën veriore vazhdojnë problemet, mirëpo Rexhepi beson se në ditët apo javët e ardhshme do të ketë lëvizje pozitive.

 

Lini një koment