Kalo te lënda

Çitaku e Rexhepi: Vitin e ardhshëm në Evropë pa viza

Në vitin 2012, perspektiva evropiane e Kosovës ka marrë formë konkrete përmes fillimit të studimit të fizibilitetit dhe procesit të liberalizimit të vizave. Kështu mendon Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku.Në një konference të përbashkët me Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të dy ministrat theksuan se në vitin e ardhshëm, edhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të shëtisin lirshëm në hapësirën evropiane.

Shpejtësia e procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në strukturat e Bashkimit Evropian, në masë të madhe varet nga puna dhe përmbushja e detyrimeve që kanë institucionet e Kosovës. Ky konstatim doli nga Ministrja për Integrime Evropiane Vlora Çitaku, e cila procesin e liberalizimit të vizave e sheh me tepër si teknik sesa politik.

“Nuk pres se do të ketë pengesa politike për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian. Normalisht që ky proces në fund varet edhe nga disponimi politik, mirëpo, nëse i shohim praktikat e kaluara, pengesat politike asnjëherë nuk kanë prodhuar pasoja për ecjen përpara të këtij procesi”, tha Çitaku.

E Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, problemet në veri, siç janë kontrabanda, liria e lëvizjes, mos zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit me Serbinë e të tjera, nuk i sheh si pengesë në procesin e liberalizimit të vizave.

“Problemi është tek Serbia. Me këtë rast edhe zyrtarët më të lartë të Komisionit Evropian janë të vetëdijshëm. Prandaj, këto nuk mund të jenë pengesë për liberalizim të vizave nëse faji është te fqinji verior”, tha Rexhepi.

Të dy ministrat, mbi të cilët rëndon më tepër barra e përmbushjes së kritereve për liberalizim, u shprehen optimist se në vitin e ardhshëm, më në fund dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të shëtisim lirshëm në hapësirën evropiane.

3 Comments »

  1. Hajde ishalla te shohim apo rrejn ajo se viti 2013 gati ashte me ardhen e te shohim sa po e folin te verteten po valla spo me besohet fare hiq.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: