Kalo te lënda

Krasniqi: Koalicion i gjerë për bisedime

Nëse Serbia kërkon autonomi për serbët e Kosovës, duhet të përgatitet për autonominë e shqiptarëve në Serbi, thotë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ai kërkon unitet brenda partive politike. para se të hyhet në bisedimet e reja me Serbinë.

“Serbia është e ndërtuar në konceptin e shtetit të qytetarëve; Kosova është e ndërtuar me konceptin qytetar të shtetit; por edhe vendet tjera të rajonit. Ky koncept duhet të jetë i barasvlershëm për të gjitha vendet. Nëse Serbia kërkon që të ketë shmangie Kosova nga koncepti qytetar, atëherë duhet të përgatitet që edhe ajo të ketë shmangie nga koncepti qytetar; nëse kërkon një autonomi çfarëdo për serbët e Kosovës, duhet të përgatitet për autonominë e shqiptarëve në atë pjesë”, ka thënë Krasniqi për “Radio Evropa e Lirë”.

Sipas tij, gjithçka që bisedohet, qofshin ato bisedime të natyrës politike, duhet të jenë në kuadër të Pakos së Ahtisaarit. Ndërsa, për të nuk ka rëndësi kush do t’i udhëheq ato, por që faktori politik shqiptar në raportet e Kosovës me Serbinë të ketë një unitet mendimi dhe veprimi.

“Ky unitet është i arritshëm, por do një angazhim, do një përpjekje”, deklaron Krasniqi. “Për çështjen e bisedimeve duhet një koalicion më i gjerë, do të thotë duhet një pajtueshmëri më e madhe ndërmjet pozitës e opozitës, për të  pasur një pozicion më të fortë Kosova në raport me kërkesat politike edhe të vendit, por edhe ato që vijnë nga institucionet ndërkombëtare”, thekson Krasniqi.

Kur është fjala te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit zonja Atifete Jahjaga gëzon mandat pesëvjeçar, Krasniqi thotë se GJK e ka mbrojtur të drejtën kushtetuese por se ky vendim nuk e pengon realizimin e marrëveshjes së vitit të kaluar mes PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është krejt në rregull, por aktorët që e kanë bërë marrëveshjen mund ta realizojnë atë”. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: