Kalo te lënda

I DYSHUARI PËR VRASJEN E DYFISHT NË PRIZREN PO GJYKOHET NË STOKHOLM

Në Stokholm ka filluar gjykimi i një 37 vjeçari, me prejardhje nga Kosova, si i dyshuari kryesor për vrasjen e prindërve të tij. Vrasja ka ndodhë më 22 janar të vitit 2020 në Prizren. Burri dhe gruaja ishin qëlluar në kokë me një pistoletë të tipit Zastava. Arma kishte mbetur në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e përbashkët të çiftëve në Prizren. Por shkaqet e kësaj historie tragjike kanë mbetur ende të panjohura.
Sipas gazetës së përditshme suedeze Dagens Nyheter, 37 vjeçari kishte kërkuar mes internetit një vrasës me pagesë në Ukrainë. Kishte paguar një paradhënje prej 1 300 euro për të vrarë prindërit e tij. Dhe në momentin kur e kuptoi se ishte mashtruar, gjërat i mori në duart e tij.
Dhe siç patën informuar edhe mediat në Kosovë, më 22 janar të vitit të shkuar, në një shtëpi në Prizren ishin gjetur të vrarë dy persona. Bëhej fjalë për një burrë dhe grua të moshave 62 dhe 56 vjeç, që të dy me punë dhe qëndrim në Suedi gjatë 30 viteve të fundit dhe me nënshtetësi suedeze.
Pastaj të afërmit – dy fëmijë të rritur në Suedi – ishin përpjekur për disa ditë më kot të hynin në kontakt me ta.
Burri dhe gruaja ishin qëlluar në kokë me një pistoletë të tipit Zastava. Arma mbeti në vendin e ngjarjes, te shtëpia e përbashkët e çiftit prizrenas.
Në tryezën e ngrënies kishin mbetur troshat e dy hamburgerëve dhe një pice të porositur, diçka që e bëri policinë në Kosovë të dyshonte menjëherë se tre persona kishin darkuar së bashku pak para se të ndodhte vrasja.
Dy fëmijët e rritur në Suedi dëshmuan se për herë të fundit kishin kontaktuar me prindërit në pasditen e 20 janarit. Autopsia tregoi gjithashtu se çifti ka shumë të ngjarë të jetë vrarë në mbrëmjen e 20 janarit.
Dyshimet u drejtuan shpejt tek vëllai e tretë, një burrë 37-vjeçar. Për disa vite ai nuk kishte pasë asnjë kontakt me vëllain dhe motrën e tij. Para vrasjes ai ishte parë nga fqinjët që po banonte në shtëpi dhe vëllai e motra i kishin thënë policisë në Kosovë se marrëdhënia me 37-vjeçarin ishte e komplikuar, por që prindërit megjithëkëtë mbanin kontakte me të dhe se ishin përpjekur që t´ja mbushin mendjen që ti kthehet jetës për s´mbari.

  • Nëna ime e ka dashur gjithmonë. Ajo e donte aq shumë saqë edhe nëse do të dilte nga varri ajo përsëri do ta falte. A e kuptoni se çfarë dua të them? tha i vëllai kur foli me një polic suedez në telefon një muaj më vonë.
    Vëllai gjithashtu deklaron se familja ka pësuar një tragjedi që është shumë e vështirë për tu kuptuar dhe për të jetuar me të. Diçka e këtillë s´ka ndodhë kurrë në historinë shqiptare – që djali të vret të dy prindërit e tij…
    Katër ditë pasi çifti u gjet i vdekur, Policia e Kosovës kontaktoi Suedinë për ndihmë në hetimin e dy shtetasve suedezë. Në atë kohë, djali 37-vjeçar ishte identifikuar tashmë si i dyshuari kryesor dhe ishin përshkruar edhe veprimet e tij pas vrasjes.
    Kamerat e mbikëqyrjes në lagjen ku jetonte çifti bashkëshortor tregojnë një burrë duke u larguar nga shtëpia dhe duke hipur në një taksi, me të cilën ai shkon në Shkup, në Maqedoni. Nga atje ai kalon në Stamboll ku i nënshtrohet një transplantimi flokësh në një klinikë private. Për ndërhyrjen ai paguan me para në dorë.
    Vëllai tjetër dhe e motra të dëshpëruar në Suedi nuk marrin fare informacion se si po shkon hetimi. Pothuajse një muaj pas vrasjes, djali telefonon në qendrën rajonale të policisë dhe ndjehet i dëshpëruar dhe i frikësuar. Operatori që përgjigjet i premton atij se do të përpiqet të mësojë nëse po zhvillohet një hetim a jo.
    Pak më vonë, në të njëjtën ditë, policia e thërret dhe i trego se prindërit e tij as që janë regjistruar si të vdekur në Suedi, por që ka një hetim për vdekjen e çiftit. Hetimi drejtohet nga policia në Kosovë. Policia gjithashtu përpiqet ti shpjegojë atij se çështjet bëhen më të ndërlikuara kur krimet kryhen në vende të tjera – duhet të kërkohet ndihmë juridike dhe administrimi kërkon kohë.
    Ndoshta biseda e vëllait mund të jetë bërë shkas që të shpejtohen gjërat. Dy javë më vonë, 37-vjeçari u arrestua në një apartament të vogël në Mölnbo, një lokalitet i vogël në komunën Södertälje.
    Në telefonin dhe kompjuterin e tij që është sekuestruar, policia gjen gjëra që ndoshta çojnë në zhbllokimin e historisë.
    Për disa muaj tani, ky burrë po përpiqej të gjente një “njeri të goditur”( vrasës me pagesë) përmes faqeve të ndryshme në internet. Ai dëshiron ta shohë gjithë familjen e tij të vdekur dhe se ka ardhë koha për hakmarrje.
    Në mesazhe diskutohet çmimi i kryerjes së vrasjeve. 37-vjeçari përfundimisht paguan një paradhënie prej 1 300 euro përmes një shërbimi pagese, por e kupton më vonë se është mashtruar dhe se ai duhet ta zbatojë atë vetë.
    Nëna dhe babai i tij sapo kishin udhëtuar në Kosovë pas festave të fundvitit në Suedi. Që nga shtatë vjet më parë, ata kishin kaluar gjithnjë e më shumë kohë në vendin e tyre të origjinës dhe ata gjithashtu drejtonin një biznes në Prizren.
    Në të njëjtën ditë kur ata u vranë, burri kishte tërhequr 4 000 euro nga kompania. Këto ishin të ardhura nga biznesi i javëve të fundit, dhe këto para ishin zhdukur nga shtëpia.
    Sipas prokurorit, në bisedat me vrasësin e rremë nga Ukraina, 37-vjeçari kishte deklaruar gjithashtu, se ai dëshironte të shihte prindërit e tij të vdekur, sepse ai vetë donte të merrte përsipër kompaninë.
    37-vjeçari mohon krimin dhe gjatë hetimeve disa herë ka refuzuar të merret në pyetje nga policia. Ai thotë se dikush tjetër duhet t’i ketë vrarë prindërit e tij, dhe se ata i kishte lënë gjallë kur ishte nisur për në Stamboll.
    Pagesa prej 1 300 eurosh kishte qenë një borxh dhe jo paradhënie ndonjë vrasësi:
  • E gjithë kjo ishte vetëm bisedë në internet, asgjë tjetër, thotë ai në hetim.
    Policia dhe prokurorët nuk kanë qenë në gjendje të gjurmojnë se ku kanë shkuar paratë:
  • Kjo pjesë e hetimit ende është e hapur, thotë prokurori Olof Calmvik nga dhoma e prokurorisë ndërkombëtare Rio, e cila zhvillon hetimin.
    Nga hetimi duket se 37-vjeçari kishte një sërë problemesh të natyrës psikiatrike, por që ai kurrë nuk u trajtua për to në Suedi.
    Gjyqi do të zgjasë për shtatë ditë në Gjykatën e Qarkut në Stokholm. Prokurori do të kërkojë dënim të përjetshëm për të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë./DN.se/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: